Eshtë finalizuar operacioni policor i koduar “Distanca”. Gjatë operacionit policor është prangosur një 30-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, të regjistruar më 4 gusht 2023.
“Specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Distanca”.
Gjatë këtij operacioni, u lokalizua në lagjen nr. 13, Durrës, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Klenis Kazazaj., 30 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 04.08.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky shtetas dyshohet se më datë 30.07.2023, në lagjen “Sheq i madh”, Fier, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin O. B., 34 vjeç, banues në Fier, i cili mbeti i plagosur.“,- njofton policia e Durrësit.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Fier. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.