Vrasje me automjet, aksident me makinë, ikje nga vendi i ngjarjes dhe mosdhënie ndihme.
Këto janë akuzat me të cilat përballet Astrit Tufa, një 52-vjeçar shqiptar dhe banor i Montese, pasi goditi dhe vrau Gaetano Martone, ish-punonjësin e aviacionit italian, aktualisht pensionist 69-vjeçar, që vdiq në aksidentin tragjik në Via Dei Piani të hënën.
Shoferi i automjetit, me profesionin e muratorit, u gjet 500 metra larg vendit të përplasjes, me një xham të thyer të makinës, njolla gjaku, airbag të hapur dhe dëmtime të tjera trupore. Tufa është tani nën arrest shtëpiak, në pritje të një seance dëgjimore gjyqësore për vërtetimin e ngjarjes.
Shqiptari, i cili doli nga rruga dhe u përpoq të ikte më kot pa e ndihmuar pensionistin ose pa kërkuar ndihmë, u arrestua të hënën në mbrëmje nga karabinierët e stacionit Castel D’Aiano, të koordinuar nga kolegët e kompanisë Vergato.
52-vjeçari, një murator, me sa duket e kishte përshkuar segmentin nga Montese në Castel D’Aiano disa herë më parë me Mercedes-Benz GLC 250 të tij. Pastaj, rreth orës 06:30 pasdite, ndodhi përplasja tragjike, duke mos i lënë asnjë shpëtim pensionistit, me origjinë nga provinca e Casertës, por banor i vjetër i qytetit.
“Pasi udhëtoi përgjatë një pjese të rrugës private me shpejtësi të lartë, Tufa hyri në rrugën komunale. Pasi u kthye, ai nuk e ngriti këmbën nga pedali i gazit, as pasi goditi Martonen, i cili u godit nga pas”, informon media italiane.
Shoferi ka shumë të ngjarë të ketë humbur kontrollin e automjetit, i cili u sekuestrua më vonë nga karabinierët. Automjeti u gjet i parkuar në një zonë të parkuar rreth gjysmë kilometri nga vendi i aksidentit. Karabinierët e gjetën makinën të braktisur, me dëmtime të shumta në pjesën e përparme që përputhen me përplasjen.
Jo shumë larg, pasi u përpoq të arratisej, 52-vjeçari u ndalua nga oficerët. Ai pranoi se doli nga rruga, por mohoi se e kishte goditur 69-vjeçarin. Pasi refuzoi t’i nënshtrohej një testi alkoterapie, Tufa u dërgua në spital për analiza toksikologjike. Rezultatet priten në ditët në vijim.
Viktima ishte personazh i njohur në qytet, baba i dy fëmijëve, njëri prej të cilëve biznesmen. Në kohën e aksidentit, viktima po këndonte dhe fliste në telefon ndërsa ecte. Por një shëtitje e qetë në perëndim të diellit rezultoi fatale.





