Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në zonën e njohur si “Farmacia 10”, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri, identifikuar si Ilirjan Dosti, është dërguar me urgjencë në spital me plagë në zonën e barkut, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime paraprake bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është komshi me të plagosurin, ndërsa konflikti mes tyre dyshohet të ketë nisur për shkaqe banale.

Sipas të njëjtave burime, autori ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes, çka ka përshkallëzuar konfliktin që ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Ndërkohë ambulanca dhe Policia kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.