Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit, ku është qëlluar me armë zjarri një shtetas 29-vjeçar.
Viktima është identifikuar si Ermir Dedja, 29 vjeç, i njohur më herët nga autoritetet si person me precedent penal. Ai u transportua menjëherë në spital pas të shtënave, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat e rendit mbërritën në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.