Ne e kalojmë një të tretën e jetës sonë duke fjetur dhe një të katërtën e kohës së gjumit e kalojmë duke ëndërruar. Pra, për një person mesatar me një jetëgjatësi 73-vjeçare, kjo do të thotë më shumë se gjashtë vjet ëndërrim.
Megjithatë, duke pasur parasysh rolin qendror që luajnë ëndrrat në jetën tonë, ne ende dimë shumë pak rreth asaj që ëndërrojmë, se si i krijon truri ëndrrat dhe – më e rëndësishmja – se çfarë rëndësie mund të kenë ato për shëndetin tonë mendor.
Një studim i vitit 2022, i botuar në revistën eClinicalMedicine të The Lancet, tregoi se ëndrrat tona mund të zbulojnë një sasi të habitshme informacioni mbi shëndetin e trurit.
Më konkretisht, ai tregon se të kesh ëndrra të këqija dhe ankth që të zgjojnë – sidomos gjatë moshës së mesme dhe asaj të vjetër – mund të lidhet me një rrezik në rritje për zhvillimin e demencës, një çrregullim që shoqërohet me rënie të aftësive mendore në jetën e përditshme.
Studimi konsistoi në analizimin e të dhënave nga tre studime të mëdha amerikane mbi shëndetin dhe plakjen. Të dhënat përfshinin 600 persona të moshës midis 35 dhe 64 vjeç, dhe 2.600 persona të moshës 79 vjeç e lart.
Të gjithë pjesëmarrësit nuk kishin demencë në fillim të studimit dhe u ndoqën për nëntë vjet me radhë (për grupin e moshës së mesme) dhe për pesë vjet (për pjesëmarrësit më të vjetër).
Studimi konsistoi në analizimin e të dhënave nga tre studime të mëdha amerikane mbi shëndetin dhe plakjen. Të dhënat përfshinin 600 persona të moshës midis 35 dhe 64 vjeç, dhe 2.600 persona të moshës 79 vjeç e lart.
Të gjithë pjesëmarrësit nuk kishin demencë në fillim të studimit dhe u ndoqën për nëntë vjet me radhë (për grupin e moshës së mesme) dhe për pesë vjet (për pjesëmarrësit më të vjetër).
Në fillim të studimit, ata plotësuan një sërë pyetësorësh, përfshirë një që pyeste se sa shpesh përjetonin ëndrra të këqija dhe ankth.
Studimi zbuloi se pjesëmarrësit në moshë të mesme që përjetonin makthe çdo javë kishin katër herë më shumë gjasa të përjetonin rënie njohëse gjatë dekadës pasuese, ndërsa pjesëmarrësit më të vjetër kishin dy herë më shumë gjasa të diagnostikoheshin me demencë.
Interesant është fakti se lidhja midis maktheve dhe demencës ishte shumë më e fortë tek burrat sesa tek gratë.
Për shembull, burrat e moshuar që kishin makthe çdo javë kishin pesë herë më shumë gjasa të zhvillonin demencë, krahasuar me ata që nuk raportonin ëndrra të këqija.
Në përgjithësi, këto rezultate sugjerojnë se makthet e shpeshta mund të jenë një nga shenjat më të hershme të demencës – që mund t’i paraprijë problemeve të kujtesës dhe të të menduarit për disa vite, ose madje dekada, veçanërisht tek burrat.
Lajmi i mirë është se ankthi i përsëritur gjatë gjumit është i trajtueshëm. Ka pasur gjithashtu raste që tregojnë përmirësime në kujtesë dhe në aftësi të të menduarit pas trajtimit të maktheve.