Një gotë verë apo shampanjë mbetet gjithnjë shoqëruesja më e mirë e mbrëmjeve tuaja.
E kur ajo degustohet mes një rrethi të njohurish, në një ambient të këndshëm dhe e shoqëruar me tingujt e muzikës, mbrëmja merr edhe më tepër vlerë.
E njohur për gamën e saj mjaft të njohur të verërave italiane, franceze apo atyre kaliforniane, enoteka “Gotan Wine” organizoi këto ditë degustimin e shampanjës së famshme “Bollinger”.
E njohur në të gjithë botën si një nga shampanjat më mitike, ajo daton në vitin 1829 dhe u krijua falë takimit që Athanase de Villermont, pronar në provincën e Champagne-s në Francë pati me një tregtar gjerman të verës, Joseph Bollinger. Ishte tregtari Bollinger, që e krijoi këtë markë, të cilës i dha dhe emrin për ta shndërruar në një nga etiketat më të famshme botërore.
Dhe duket se misticiteti i kësaj shampanje u soll mjaft bukur në ambientin e “Gotan Wine” në Durrës, të kuruar me mjaft kujdes e deri në detajet më të vogla.
Me më shumë se 500 etiketa verërash nga rajonet më të rëndësishme të botës, enoteka “Gotan Wine” është një emër mjaft i suksesshëm në tregun kombëtar.