Nga Enri Ceno

Marina e Durrësit është projekti më korruptiv sot në Europë, ku po projektohet të pastrohen miliardat e krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar.

Nuk eksziston asnjë kompani apo investitor arab, por vetëm një kompani e regjistruar në guackat e parajsave fiskale ku do riciklohen miliardat e krimit.

Qeveria 800.000 m2 pronë publike me një vendim antikushtetues ja kalon një kompanie fantazëm, vlera e pronës sipas vlerësimit zyrtar të zonës i tejkalon 800 milionë euro.
Porti i Durrësit është objekt i strategjisë së veçantë që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare dhe Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka nisur negociatat për antarsim në BE.

Brenda rrezes së Portit të Durrësit janë 3 baza ushtarake amerikane dhe të Natos që mbeten pa daljen e sigurisë në det. Porti i ri i projektuar nga Hollandezët në Porto Romano nuk ka kushtet natyrore por as kapacitetet inxhinjerike e financiare për tu realizuar e zevendesuar portin e Durrësit.
Qeveria e inceneratorëve dhe PPP-ve korruptive po servir edhe projektin që do damkosë të ardhmen e sigurisë tonë si komb.

Opozita, shoqëria civile, grupet e interesit dhe qytetarët e Durrësit duhet të bashkëpunojnë për të organizuar protesta kombëtare, të ngrejne një grup pune ku VKM-ja të atakohet në Gjykatën Kushtetuese, të përgatitet dosja e plotë me shkeljet ligjore e të dorëzohet në SPAK duke kallëzuar penalisht të gjithë të perfshirët në këtë çështje.

Me përgjegjësinë time të plotë deklaroj, se si njohës i kësaj çështje, si individi që përgjatë verës së 2020 kam lobuar dhe negociuar me National Security Agency që projekti me portin e thellë në zonën e Ranës së Hedhun e lidhur me hekurudhë përgjatë luginës së Drinit, me port të thatë në Fushë Kosovë dhe e lidhur me hekurudhë me kryqëzimin e Nishit e më pas me linjat ndërkombëtare. Një port kontenjerësh por mbi të gjitha për hyrjen e gazit amerikan. Projekt që me sukses u be pjese e marrveshjes së firmosur në Shtator të 2020 në Shtëpinë e Bardhë. Projekt me vlerë mbi 2 miliardë dollarë ku do investohej i gjithi nga amerikanët nëpërmjet DFC (U.S International Development Finance Corporation) dhe Exim Bank

Sot, qeveria shqiptare jo pa qëllim ka ndryshuar projektin, duke humbur investimin amerikan por duke përgatitur vjedhjen e portit të Durrësit për të pastruar paret e krimit dhe të korrupsionit.
Duhet të reagojmë para se të jetë vonë.

*Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike