Enrique Iglesias habiti ndjekësit pasi shpërndau një video ku puthte një fanse në Las Vegas të premten në mbrëmje. 

Enrique e kapi fansen nga beli dhe e lejoi që ajo të bënte disa selfie, por pak më vonë artisti guxoi duke e puthur vajzën.

Këtë moment ai e ndau me 17.1 milionë ndjekësit në “Instagram”, duke shkruar se ngjarja ndodhi të premten në Las Vegas.

47-vjeçari është i martuar me 41-vjeçaren Anna Kournikova prej më shumë se dy dekadash.

Fansat komentuan të shqetësuar se videoja nuk do i pëlqente gruas së këngëtarit latin.  “A nuk do të mërzitet gruaja jote?”; “Si e lejon Ana këtë”; O Zot, ai është i martuar”; “Jam i sigurt që gruaja jote nuk do të jetë e lumtur me këtë”, janë disa nga komentet.

Enrique u martua me Anna-n në vitin 2001 dhe çifti ka tre fëmijë: binjakët Nicholas dhe Lucy, dhe vajzën dy vjeçe Mary.