Qytetarët e Përmetit, Pogradecit dhe Bulqizës do të kenë tarifa të reja për konsumin e ujit të pijshëm, duke nisur që nga 1 janari i 2013.

Vendimi është marrë nga ana e Entit Rregullator të Ujit, sipas të cilit banorët e Përmetit do të paguajnë 40 lekë për m3, nga 38 që paguajnë aktualisht.

Banorët e Pogradecit do të paguajnë nga 110 lekë për m3, nga 50 që paguajnë aktualisht. Për Bulqizën çmimi do të jetë 17 lekë për m3.

Rritje tarifash do të ketë dhe për institucionet dhe entet private. ERRU ka parashikuar rritje të çmimit dhe për qytete të tjera si Lezha, Lushnja, Rrogozhina, Berati dhe Kuçova.