Tashmë është bërë traditë që personazhet e BB VIP të marrin pozicione në spektaklet e TCH. Ndonëse Erjola Doçi është pjesë e televizionit, në rubrikën me Ronaldo Sharkën, duket se do të ketë edhe një tjetër hapësirë.

Erjola do të jetë një nga anëtaret e jurisë të “She’s on Top”, aty ku dhe kanë qenë fillimet e saj. Ky është një spektakël i cili drejtohet nga Argjira Spanca, e ka tre pjestarë jurie. Në kētë sezon thuhet se një ndër ta do të jetë Erjola.

Ish-banorja e BB, ka treguar shpeshherë dashurinë për televizionin e gjithashtu spikati edhe në BB VIP për karakterin e saj.