Kënga shqiptare mesazh i fortë për rëndësinë e familjes, shkruan “BBC” për këngën konkurruese të Shqipërisë në Eurovision Song Contest.

Këtë vit, Festivali Evropian i Këngës në Liverpul do të ketë 37 vende që do të garojnë për t’u kurorëzuar kampion.

”Teatrale dhe dramatike, kënga shqiptare mbart një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes dhe pranimin e njerëzve që doni për atë që ata janë”, shkruan “BBC”.

”Vokali mbresëlënës dhe harmonitë ballkanike ndërtohen në një kor tërheqës, me Albinën e shoqëruar në skenë nga pesë anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe babain e saj”, shton “BBC”.

Zëri i Albinës të prek telat e zemrës”, thekson ajo.

Shqipëria do të paraqitet në këtë festival me këngën ”Duje” të Albinës dhe familjes së saj.