Max Verstappen ka regjistruar kohën më të shpejtë të provave zyrtare të Çmimit të Madh të Belgjikës, në Formula 1.

Holandezi i Red Bullit, në një pistë të lagur nga reshjet e shumta të shiut, la pas surprizën George Russell me Williams, ndërkohë që Lewis Hamilton do të niset nesër nga vendi i tretë.

Daniel Ricciardo (McLaren), Sebastian Vettel (Aston Martin), Pierre Gasly (Alpha Tauri), Sergio Perez (Red Bull), Valtteri Bottas (Mercedes), Esteban Ocon (Alpine) dhe Lando Norris (McLaren) mbyllin dhjetëshen e parë të provave zyrtare.

Paraqitje aspak e mirë e Ferrarit, me Leclerc dhe Sainz respektivisht në vendin e 11 dhe 13.