Facebook ka njoftuar shtimin e një opsioni për të koduar thirrjet audio dhe video në Messenger, në mes të një debati mbi kufirin midis të drejtës për konfidencialitet dhe domosdoshmërive të sigurisë publike.

Përdoruesit e sistemit të mesazheve të gjigantit të rrjetit social tani do të mund të zgjedhin kriptimin “end-to-end” (nga pajisja në pajisje) për shkëmbimet e tyre telefonike.

“Kjo do të thotë që askush, madje as Facebook, nuk mund të shohë ose të dëgjojë atë që dërgohet ose thuhet”, tha grupi i Kalifornisë në një deklaratë.

Tashmë ky opsion ekziston në WhatsApp, sistemi i mesazheve i blerë nga Facebook, si edhe në aplikacione të tjera të njohura, si Apple Zoom, Signal ose FaceTime.