Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 5 të arrestuarit, të cilët akuzohen për falsifikim të tamponeve.

Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Artiola Budanin dhe Blerim Malokun, ndërsa “detyrim paraqitje” për për Asllan Divën, Albiona Cukën dhe Violeta Begejën.

Kujtojmë që personat në fjalë u arrestuan 3 ditë më parë nën akuzën për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrim”.