Mbrëmjen e kaluar, u realizua një evakuim mjekësor për ofrimin e kujdesit kritik në Shqipëri për një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza. Zyra e OBSH ka njoftuar se fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërsa familja e tij, babai, vëllai dhe motra, janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka falënderuar Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë që ndihmuan për lehtësimin e kësaj përpjekjeje humanitare, duke theksuar angazhimin e autoriteteve shqiptare në mbështetje të kësaj evakuimi.