Faqja zyrtare e Autoritetit Portual Durrës është jashtë funksionit. Problemi vijon akoma pasditen e sotem, siç duket edhe në foton e mëposhtme nga verifikimi i “DurrësLajm“.

Por duket se këtë problem nuk e vuan vetëm faqja e APD-së, sipas ekspertit të IT-së Gent Prognit një grupi rus i hakerëve, “No Name”, ka sulmuar disa faqe të institucioneve të Shqipërisë pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Këto qëndrime nuk u kanë pëlqyer grupit të hakerëve të cilët, siç kanë njoftuar në Telegram, kanë sulmuar faqen e Kuvendit të Shqipërisë, Portit të Durrësit, të qytetit të Tiranës dhe degën e Raiffeisen Bank në Shqipëri.