Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 6 marsit, Ardian Muka ka zhvilluar një takim me puntorët e një fasonerie në lagjen nr.14.

Teksa thotë se fasoneritë në qytetin e Durrësit u sigurojnë paga shumë familjeve, Muka shton se këto biznese nuk kanë patur mbështetje nga bashkia, duke përmendur këtu edhe periudhën e pandemisë.

“Bashkia e Durrësit duhet të jetë në krah të këtyre punonjësve për t’i lehtësuar nga kostoja në rritje e jetesës.”, mbyllet postimi i Mukës në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Fasoneritë në qytetin e Durrësit u sigurojnë paga një pjese të konsiderueshme të familjeve dhe përqëndrimi i tyre më i lartë është në lagjen nr. 14.

Këto biznese kurrë nuk patën mbështetje në këtë qytet, madje dhe pagat e luftës gjatë pandemisë së Covid-19, nuk mundën t’i përfitojnë të gjitha dhe në kohë.

Bashkia e Durrësit duhet të jetë në krah të këtyre punonjësve për t’i lehtësuar nga kostoja në rritje e jetesës.