U zhvillua në fundjavë në kryeqytet Kampionati Kombetar Individual i Bilardos në disiplinën “9 Ball”, ku morën pjesën 88 sportistë. 

Ekipi i Teutës u përfaqësua me 6 bilardistë, ku spikati Kushtrim Prenga, i cili u shpall nënkampion i Shqipërisë.

Në këtë kompeticion trajneri i Klubit Shumësportësh Teuta, Edlir Kurthysa, nuk u lejua nga Federata e Bilardos për të marrë pjesë në aktivitet pa arsye.

Lidhur me këtë vendim KSTeuta do të kërkojë informacion në Federatën Shqiptare të Bilardos dhe Snookerit.

Inline image

Sa i përket garës, finalja ishte mjaft e bukur, ku Prenga rivalizoi fort, por Julian Xhafa, u tregua më i saktë dhe arriti të fitoj 9-7 me ndeshje.

Bilardisti i spikatur Ermal Dyli, doli në vendin e pestë, pasi Nikolaos Malai, pati një performancë më të mirë duke fituar 9-3.

Ndërkaq Eduart Zeqiri, Mikael Brahja, Agli Kaiku dhe Armand Shtëmari, nuk arritën dot të kualifikoheshin për fazën e 1/32.