Tiranë, 27 korrik 2014 – Një fëmijë është rrëzuar nga ballkoni i shtëpisë së tij në një pallat. Incidenti është shënuar rreth orës 11:30 të së dielës, në kompleksin e pallateve pranë Kthesës së Kamzës në kryeqytet.
 
Fëmija është  transportuar me urgjencë për në spital dhe sipas bluzave të bardha e ka kaluar rrezikun për jetën por ka marrë dëmtime të rënda.
 
Paraprakisht sipas policisë, dyshohet që fëmija të ketë humbur kontrollit ndërsa ka qenë duke luajtur dhe të jetë rrëzuar nga ballkoni. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/