Trajneri Enkelejd Dobi foli pas humbjes 2 me 0, që Teuta pësoi në transfertën e Bylisit. Durrsakët tashmë ndodhen vetëm 3 pikë larg zonës “play out”:
“Kur e merr golin e shpejtë, goditesh. Ne i krijuam rastet, që duhet të shënojmë dhe nuk finalizuam. Në pjesën e parë u munduam, krijuam disa raste, por nuk shënuam. Kjo është pikëpyetja.
Një kompleks psikologjik “pse”. Duhet të reagojmë. Katër ndeshje që nuk kemi fitore radhazi. Të jemi më të qetë para portës. Finalizimi po na vret në anën psikologjike.
Me 4-3-3, Arifi ishte më efikas. Jemi mundur që të gjejmë pozicionin më të duhur për atë. Ai ka nevojë për hapësira, të marrë metra.
Nuk është ky problemi. Sot problemi ishte që ne morëm gol të shpejtë, por krijuam raste. Kemi atë lojën tonë, sulmin pozicional, lëvizjet tona.
Edhe goli 10 centimetra jashtë lojë. Nëse sot kundërshtari na godite 4 herë po themi, shënoi 2 gola. Mundohemi, por… nuk kam një shpjegim pse.
Goli i dytë ndodhi nga gabimi ynë. Pa pësuar golin e dytë, ishim shumë të rrezikshëm. Nuk jap dot saktësisht shpjegim se çfarë po ndodh me ekipin tonë.
Duhet të shënonim. Kundër Tiranës do jetë e vështirë. E kemi ngarkuar vetë situatën. Nuk duhte të kishim ardhur deri në këtë pikë. Duhet të tregosh gjatë gjithë kohës stabilitet, por ky është futbolli.
Kjo ndeshje iku, tani na mbetet të shikojmë reagimin ndaj Tiranës. Koha të tregojmë vlerën dhe personalitetin në vijim. Frika nga rënia prej Superiores? Nuk e mendojë asnjëherë se do biem nga Superioja, thjeshtë të reagojmë. Të tregojmë përulësi dhe maturi”.





