Një tornado është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kallm të Durrësit.

Nga pamjet e regjistruara nëpërmjet celularëve shihet fenomeni i rrallë natyror për brigjet shqiptare.

Tornado u krijua pak kilometra larg nga bregu, por mund të shihej me sy të lirë dhe ka tërhequr vëmendjen e pak pushuesve që ndodheshin në plazh.

Shijoni pamjet e rralla që “DurrësLajm” përcjell nga ky fenonem.