Fernando Alonson do e shohim në një tjetër makinë në sezonin e ardhshëm në Formula 1. Piloti i famshëm spanjoll, i cili u shpall kampion bote në vitet 2005 dhe 2006, garon me Alpine-Renault prej vitit të kaluar.

41-vjeçari renditet në vend të dhjetë në kampionat me 41 pikë të grumbulluara. Spanjolli ka rënë dakord të transferohet tek Aston Martin në fund të këtij sezoni, aty ku do zëvendësojë gjermanin Sebastian Vettel.

“Jemi të lumtur t’u njoftojmë se Fernando Alonso do t’i bashkohet ekipit në vitin 2023 me një kontratë shumëvjeçare. Jemi të ngazëllyer që do i sjellim skuaderisë eksperiencën e Alonsos.

Rekrutimi i një talenti të veçantë si Fernando është një veprim i qartë që kompania është angazhuar për të zhvilluar një ekip fitues të Formula 1”, lexohet në komunikatën zyrtare të skuderisë britanike.

“Aston Martin po aplikon qartë energjinë dhe përkushtimin për të fituar, dhe për këtë arsye është një nga ekipet më emocionuese në Formula 1 sot.

Unë i njoh Lawrence dhe Lance për shumë vite dhe është shumë e qartë se ata kanë ambicie dhe pasion për të pasur sukses në Formula 1. Do të jetë një mundësi emocionuese për mua”, deklaroi Alonso.