Festa e 1 Qershorit erdhi ndryshe për shumë fëmijë, prindërit e të cilëve punojnë në kompanië e z. Proletar Hasani.

Festa u bë nën kujdesin e çiftit Proletar Hasani e Uranela Karvella (bashkëshortja) me djalin e tyre Valissario, si dhe kurimin deri në detaje nga Klaudia Berisha në një ambient tepër relaksues dhe me një menu shumë të pasur.

Muzikë e përzgjedhur dhe një grup animatorësh specialistë ku ishte ndërthurur në mënyrë harmonike humori dhe lojërat atraktive. Nuk mungoi dhe muzika e vallja tradicionale. Ndërmjet të tjerash, Proletar Hasani dhe familja e tij hodhën një short ku u tërhoq nga vogëlushi Hermes Salku, i cili u lumturua pamasë kur mësoi se do të kalojë disa ditë pushimi në një nga resortet e njohura në Antalia të Turqisë.

Familja kishte të ftuar special dhe një nga piktorët e njohur të ekranit mediatic, shumë të dashur për fëmijët dhe organizator i shumë ekspozitave për fëmijë në mbarë vendin e përtej, Kosta Xhonga.

Fëmijët në fund i dorëzuan familjes tabllotë e pikturuara nga ata vetë. Nndërkohë nga ana tjetër, z. Hasani deklaroi se këtë festë kompania do ta kthejë në traditë për çdo vit. Festa vazhdoi deri në orët e mbrëmjes kur u ndezën zjarret dhe festa vazhdoi deri vonë.

Shihni për më shumë fotot nga festa, të publikuara nga fotografi Gëzim Domi.