25 maj 2015 – Fituesi i Festivalit të këngës në Eurovision, suedezi Mans Zelmerlow, hoqi nga rrjetet sociale fotografinë e tij, duke pushuar me këmbët mbi flamurin shqiptar. Reagimet e shumta të shqiptarëve anembanë botës kanë çuar fituesin që të marrë vendimin e heqjes së fotografisë. Ai mësohet se ka deklaruar që nuk kishte vënë këmbët mbi flamurin kuq e zi, por duket se më i saktë është varianti që nuk e ka pasur idenë se po shkelte mbi simbolin kombëtar.
Lexoni këtu lajmin e djeshëm të “Dyrrah”
http://www.durreslajm.com/aktualitet/skandali-n%C3%AB-eurovision-fituesi-v%C3%AB-k%C3%ABmb%C3%ABt-mbi-flamurin-shqiptar
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”