Një ditë pas konfliktit verbal që qytetari Mit’hat Azbiu ka pasur me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në zonën e Sukthit, ai ka folur për mediat, për të zbardhur si ndodhi ngjarja.

Në rrëfimin e tij, Azbiu deklaron se u konfliktua verbalisht me kreun e qeverisë, pasi nuk u bë pjesë e propagandës qeveritare.

Sipas qytetarit, kreu i qeverisë e bullizoi për peshën duke e quajtur i shëndoshë, ndërsa thekson se gjatë vizitës ai shoqërohej nga persona problematikë.

Ndërkohë, dy krerët e opozitës, Ilir Meta dhe Sali Berisha publikuan në rrjete sociale video të qytetarit Azbiu, ndërsa ky i fundit ndodhej në urgjencë dhe i bënë thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet.