Shqiptari Florian Marku është shpallur kampion në federatën e boksit IBFI. Shqipëria ka një kampion bote në boksin profesionist dhe elitar teksa Florian Marku ka mposhtur para mijëra tifozëve në stadiumin e Tottenham, rivalin Maxim Prodan.

Boksieri kuqezi nuk njeh humbje dhe kështu kurorëzon ëndrrën duke u shpallur kampion bote në peshën e mesme, i pari për të dhe boksin shqiptar në këto nivele.