Përfaqësuesi i Përhershëm i FMN në Shqipëri, Jens Reinke në një intervistë për News 24 ka deklaruar se rritja ekonomike e Shqipërisë e kënaqshme, ndërsa ka këshilluar që: “Shqipëria të përmirësoje klimën e biznesit”

Ndër rekomandimet që ai jep për klimën e biznesit theksohet nevoja e stabilitetit në hartimin e politikave. “Të shmangen ndryshimet e shpeshta të politikave të taksave. Të vijohet me reformën gjyqësore dhe pastrimin e kredive të këqija

Ndër të tjera Reinke thekson se “ Tatimet të përmirësojnë kapacitetet administrative, kapacitetet e auditit e riskut”.

Ai apeloi më tej për tërheqjen e sa më shumë investitorëve të huaj. “Investimet e huaja direkte nuk duhet të bëhen vetëm në fushën e energjisë, tërhiqni investime të huaja edhe në fusha të tjera”.

 

NGA: ERJOLA JATA

Z.Reinke, heqja e taksës për biznesin e vogël. Si e sheh Fondi Monetar Ndërkombëtar këtë heqje takse në Shqipëri?

Gjatë vitit të kaluar ne diskutuam me autoritete për paketën fiskale të vitit 2016, shkëmbyem pikëpamjet lidhur me masat fiskale, me prioritete e shpenzimeve dhe sigurisht dhe për nevojën për të ulur borxhin publik, i cili është edhe objektivi i programit. Ne diskutuam mjaft opsione të ndryshme të masave fiskale. Në parim ne biem dakord që biznesi i vogël duhet të ketë disa lehtësira dhe përfitime nga sistemi i taksave por në raport me përjashtimin e biznesit të vogël nga taksa e thjeshtuar nuk është se kam ndonjë gjë tjetër për të shtuar përveç asaj që është thënë në raportin tonë të stafit të publikuar së fundmi.

Në projeksionet tuaja për investimet e huaja direkte për vitin 2015 ju keni dhënë parashikimet më të ulëta që nga 2013, pse këto pritshmëri të dobëta çfarë nuk shkoi mirë sipas jush me investimet e huaja direkte në vendin tonë?

Ne akoma nuk i kemi datat faktike të vitit 2015 ai është një parashikim që tashmë është pak i vjetëruar është bërë para disa muajsh kështu që do të ishte më mirë që të prisnim për rezultatin faktik 2015 përpara sesa të gjykonim. Në përgjithësi vitet e fundit në Shqipëri investimet e huaja direkte, luhatshmëria e tyre është varur nga ciklet e disa projekteve të mëdha të investimeve të huaja sic është përshembull projekti TAP apo projekti i hidrocentralit dhe këto projekte kanë ciklet e tyre të cilat ndikojnë në luhatjen e investimeve të huaja direkte. Ajo që është e rëndësishme është që Shqipëria ka nevojë të përmirësojë klimën e biznesit në mënyrë që të jetë në gjendje të tërheqë një varietet sa më të madh investimesh të huaja.Vitet e fundit ka patur shumë investime në fushën e energjitikës, por për të tërhequr investime edhe në fushat e tjera edhe në manifaktura e rëndësishme është të vazhdonin përmirësimet në fushën e biznesit.

Të ndalemi pak tek partneriteti publik privat nga qeveria e menaxhimit të sistemit të TVSH-së. Cili është vlerësimi i FMN-së për këtë partneritet?

Propozimi është i zhvilluar nga qeveria shqiptare dhe ne kemi dhënë opinionin dhe vlerësimin tonë të cilën e kanë dhënë ekspertë të çështjeve të taksave në Ëashington. Në vetëvete propozimi nuk është i keq por ekspertët nuk e konsideronin një prioritet në ketë moment pasi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka akoma të tjera gjëra për të bërë, për të përmirësuar kapacitetet administrative apo kapacitetet e auditit dhe të riskut. Përsa i përket çështjes së dytë nuk ishim plotësisht të bindur se formula e ndarjes së të ardhurave e parashikuar në projekt ishte më e mira e mundshme për vendin.

Kompania gjeorgjiane “Reformatics” ka ardhur prej vitit të kaluar në Shqipëri, ju jeni në dijeni se çfarë konsulence bënë kjo kompani? E bëj këtë pyetje pasi në hartimin e paketës fiskale 2016 një ndër konsulentët ka qënë dhe kjo kompani përveç Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Natyrisht që pala e duhur për të pyetur rreth rolit të kësaj kompanie është qeveria, autoritet dhe sidomos Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve por mesa di unë ato kanë qenë një nga partnerët në të cilën janë diskutuar çështje të reformimit dhe të administrimit tatimor. Ka patur edhe shumë partnerë që janë përfshirë në diskutimin e paketës fiskale të vitit 2016 por mesa di unë nuk është se gjerogjianët janë përfshirë në këtë diskutim.

Çfarë do ti rekomandonit qeverisë për realizimin e objektivave për rritjen ekonomike për këtë vit?

Në rradhë të parë duhet të theksoj që ecuria deri tani e rritjes nuk është e keqe n.q.s merret në konsideratë ngadalësimi i rritjes në vendet në zhvillim në Eurozonë dhe gjithashtu në rajonin në të cilën ndodhet Shqipëria rritja ekonomike dhe rritja e ritmeve të rritjes ekonomike ka qënë e kënaqshme. Natyrisht duhet të vazhdohet që të punohet më tej për të përmirësuar klimën e biznesit, klimën rregulatore gjithashtu është e nevojshme të ketë stabilitet në hartimin e politikave të evitohen ndryshimet e paplanifikuara të politikave të taksave, të vazhdohet më tej me reformën gjyqësore me strategjinë e pastrimit të kredive me problem.Të gjtiha këto janë inisiativa që janë tashmë në tavolinë dhe qeveria duhet të vazhdojë ti ndjeki ato me angazhim dhe me forcë.

Intervistë marrë nga Ballkanweb