Foltorja e radhës e Berishës është Tropoja. Ai u prit me ovacione dhe i emocionuar ka shprehur konsideratat e veçanta për vendlindjen.

‘Duke ardhur në Malsinë e Gjakovës më kishte pushtuar një ndjesi e veantë. Në memndje më vinin fjalët e një filozofi gjerman që thotë se njeriu i lirë është fëmija e natyrës. Duke menduar këto fjalë të Nicës i thashë vetes se njeriu i lirë në vendlindjen e tij është dy herë fëmijae i natyrës. Sapo mbërrita, Floriana Garo më pyeti, si ishte udhëtimi për Tropojë. Gjysëm qiellor dhe gjysëm tokësor iu përgjigja asaj.

Unë shpesh e shpesh vij me me mendjen time në vendlindjen time. Çfarë fati të madh pata unë , sa i bekuar isha që linda në Malësi të Gjakovës. Sot pas dekadash në Tiranë dhe qindra shëtitjesh në botë, përsëri dua të them këtu, se në vendlindjen time, unë kreva Universitetin më të rëndësishëm të jetës sime. Mora diplomëjne e të gjitha diplomave të jetës sime.

Në fillimet e memories time, në familjen time si në qindra familje të Malësisë së Gjakovës, egzistonin odat e burrave. Nuk kishte radio, TV, por jeta jonë kalonte nga Oda te shkolla dhe anasjelltas.

Në odë unë dhe bashkëmoshatarët e mi mëkoheshim me një dashuri të pakufioshme për vendin dhe Kosovën. Kurse shkolla dhe librat e kishin të ndaluar Kosovën, nuk flitej një fjalë për një qytet të saj.