Formula 1 ka raportuar se Çmimi i Madh i Japonisë nuk do të zhvillohet për të dytin vit radhazi, kjo në vazhdën e pandemisë Covid-19. Organizatori dhe ishin në bisedime për të vijuar rregullisht programin sipas datave të përcaktuara tashmë, por qeveria japoneze ka vendosur që gara të mos zhvillohet.Ende nuk ka një cirkuit për të zëvendësuar Çmimin e Madh të Japonisë, por bisedimet tashmë kanë filluar. Në deklaratë thuhet se vendimi përfundimtar do të raportohet në javët e ardhshme.

Koji Watanabe, drejtor i komunikimit dhe operacioneve të markave në Honda Racing tha: “Është për të ardhur keq që, për të dytin vit radhazi, nuk ishte e mundur të mbahej Çmimi i Madh Japonez i Formula 1, në Suzuka. Jemi të zhgënjyer, sepse ky është viti i fundit i projektit tonë në Formula 1 dhe ne e dimë se shumë tifozë ishin të etur për të marrë pjesë në këtë garë”.