Shkon në tre numri i garave të Formulës 1, që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e kanë dhënë vetë organizatorët, që kanë konfirmuar se për sezonin e ardhshëm, krahas Austinit dhe Miamit, do të shtohet edhe Çmimi i Madh i Las Vegasit.

Gara e re pritet të jetë shumë tërheqëse dhe është parashikuar të mbahet në nëntor të 2023-shit, gjatë orëve të mbrëmjes, teksa është parashikuar që pista të përshkojë edhe rrugët ku janë pozicionuar disa nga kazinotë më të famshme.

Cirkuiti i Los Angelosit do të jetë 6.12 km, teksa shpejtësia maksimale pritet të arrijë deri në 342 km/orë, ndërsa në total do të zhvillohen 50 xhiro.

“Është një moment i jashtëzakonshëm për Formulën 1, që tregon se si ky sport po bëhet gjithnjë e më tërheqës, pasi në ShBA shkon në tre numri i garave sezonale.

Las Vegas është i njohur në të gjithë botën për mikrpitjen dhe emocionet që dhuron, ndaj mezi e presim këtë garë”, deklaroi CEO i Formulës 1, Stefano Domenicali.