Max Verstappen ka fituar garën sprint në Austri. Piloti i Red Bull bëri gjithçka mirë sot, duke ia dalë të lejë mbrapa emra të rëndësishëm.Menjëherë pas tij ishte Leclerc dhe Ferrari i tij. Në vendin e 3-të u pozicionua Sainz, që herë pas here u shfaq mjaft kompetitiv.

Zhgënjen Hamilton. Ai nuk shkoi më shumë se vendi i 8-të, në një ditë tërësisht për t’u harruar. Gara e Austrisë do të zhvillohet nesër në orën 16:00 dhe po pritet me padurim nga fansat.