Kompania kaliforniane Forward po krijon një metodë mjekësore duke përdorur inteligjencën artificiale dhe pajisjet teknologjike.

“Forward është një metodë e re në shëndetësi ku ne po provojmë të parandalojmë sëmundjet dhe të angazhohemi më shumë për të ditur gjendjen e shëndetit tuaj” – tha shefi ekzekutiv i kompanisë, Adrian Aoun.

Skaneri i trupit kontrollon shëndetin tuaj në shumë aspekte si pulsi, gjatësia, pesha apo testi i urinës dhe e kalon automatikisht në dokumentin personal të çdo njeriu. Më pas, një fizikant mund të shpërndajë informacionet e detajuara për ju si dhe simptomat për ndonjë sëmundje apo virus të mundshëm, shkruan BBC.

Kompania ka për qëllim që të informojë njerëzit për gjërat thelbësore rreth shëndetit të tyre, pasi doktorët janë gjithnjë e më të zënë për të bërë kontrolle të vazhdueshme.

Një metodë e tillë do të jetë me pagesë dhe do t’i kushtojë çdo njeriu 149 dollarë për një muaj.