Janë zbardhur detaje të reja sa i përket foshnjës që u gjet e braktisur në Golem ditën e shtunë nga një qytetar.

Burime bëjnë me dije se foshnja kishte qëndruar e braktisur pranë koshit të mbeturinave për disa orë në afërsi të rotondos në hyrje të Golemit derisa u gjet nga qytetari.

Ai e ka dërguar foshnjen menjëherë në maternitetin e Durrësit dhe për momentin foshnja e seksit femër ndodhet e shtruar në pediatri.

Mësohet se para pak kohësh nëna e foshnjës ka braktisur dhe një fëmijë 3 vjeç, i cili është marrë në kujdes të shërbimit social. Policia vijon ende kërkimet për arrestimin e 22-vjeçares e cila rezulton se më herët ka jetuar në Tiranë dhe më pas është shpërngulur në Durrës.

Sakaq, “DurrësLajm” mëson se 22-vjeçarja është gjithashtu nënë edhe e 2 fëmijëve të mitur që disa muaj më parë janë fotografuar të zhveshur para gjykatës së qytetit duke lypur para. Atëherë, e reja pati deklaruar në polici se nuk i njeh baballarët e fëmijëve.

Burimet thonë se nuk kanë gjetur ende ndonjë familjar apo të afërm të nënës 22-vjeçare për ta vënë në dijeni lidhur me situatën.

Hetimet sa i përket gjetjes së 22-vjeçares janë shtrirë në disa qytete, kryesisht në Tiranë dhe Durrës.

LEXO EDHE: