Këngëtarja e muzikës popullore Shkurte Fejza dhe e bija Gresa Behluli janë përfshirë në një aksident me makinë.

Makina që drejtohej nga Gresa është përplasur me një tjetër makinë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale të automjetit, shkruan “GazetaBlic” e cila ka publikuar edhe fotot.