Një burrë u arrestua pasi u përpoq të kontrabandonte më shumë se 100 gjarpërinj të gjallë drejt Kinës duke i fshehur në pantallona.

Doganierët në Shenzhen ndaluan udhëtarin që po kalonte në portin Futian, një pikë kufitare mes Hong Kongut dhe Kinës. Gjatë inspektimit, ata gjetën 6 qese të mbyllura me ngjitës në xhepat e pantallonave të tij.

“Doganierët hapën qeset dhe panë që secila kishte disa gjarpërinj të gjallë në gjatësi dhe ngjyra të ndryshme. Pasi i numëruan, rezultuan 104 gjarpërinj”.

U identifikuan 5 lloje gjarpërinjsh, 4 prej të cilëve nuk gjenden në Kinë. Asnjë prej specieve nuk ishte helmuese.