Policia e Durrësit ndodhej pasditen e sotme në sheshin “Liria” ku ishin mbështetësit e dy palëve: të Berishës dhe të Bashës.
Teksa pritej mbërritja e kreut të demokratëve Lulzim Basha, ku do të zhvillonte një takim me anëtarësinë në Durrës, kishin dalë mbështetësit e tij për ta pritur duke brohoritur.
Por edhe një grup tjetër me mbështetësit e Berishës po ashtu dolën me pankarta në duar, duke kërkuar rrëzimin e Bashës. Ata brohorisnin “Basha ik” e “turp”, ndërsa në duar mbarnin parulla si “Lulzim Brava je i shkarkuar nga 44 mijë anëtarë të PD ” apo “Lulzim Brava peng i qeverisë”.
Kreu i FRPD-së Artion Bajramaj teksa foli para të rinjve demokratë, tha se Basha është i kapur nga Edi Rama.
Megjithëse përballë njëri-tjetrit, nuk pati asnjë përplasje mes dy palëve dhe situata u paraqit përgjithësisht e qetë.