Portreti i diktatorit Enver Hoxha është shfaqur paraditen e sotme, ndërsa pritej të nisnin homazhet në Mauzoleumin e Dëshmorëve në Durrës.

Njëri nga të pranishmit mbante me vete foton e diktatorit gjatë viteve të Luftës Nacional Çlirimtare.

Me rastin e 5 Majit, ditës së nderimit për të rënët e kombit shqiptar autoritetet më të larta vendore në Durrës do të bëjnë homazhe në Mauzoleumin e Dëshmorëve.