Një sipërfaqe me barishte të thata është përfshirë nga flakët pasditen e sotme tek aneksi i stadiumit të Durrësit.

Fatmirësisht, menjëherë ne vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të shuarjen e zjarrit në pak minuta.

Kujtojmë se dita e sotme shënoi temperatura rekord në qytetin bregdetar për këtë verë. Termometri u ndal në mesditë në 41°C.