Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka publikuar fotot e para nga dasma e saj me aktorin Callum Turner.

Këngëtarja i dha fund beqarisë dhe lidhi kurorë me aktorin mëngjesin e së dielës, më 31 maj, në sallën historike të qytetit Old Marylebone në Londër, në një ceremoni civile ku morën pjesë familjarë dhe miq të ngushtë.

dua lipa

Të martën, më 2 qershor, ajo postoi fotografi nga ajo ditë në llogarinë e saj personale në Instagram, dhe në foton e parë, ajo ndan një puthje në buzë me bashkëshortin e saj të tanishëm, ndërsa është ulur te këmbët e tij.

dua lipa1

Në klikimin e dytë, ajo pozoi me fustanin e saj të bardhë, kapelen e madhe dhe buqetën, ndërsa kishte edhe fotografi me Callum Turner duke dalë nga ndërtesa duke mbajtur duart.

dua lipa2

“31.05.2026”, shkroi Dua Lipa në mbishkrimin e postimit të saj.

dua lipa3

Javën e ardhshme, çifti ka planifikuar një festë tre-ditore në Siçili, konkretisht në Palermo, ku do të festojnë dasmën e tyre me të gjithë të dashurit e tyre.