Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit në median amerikane Fox News të artikullit për kryeministrin Edi Rama. 

Berisha shprehet në postimin e tij në rrjete sociale se me këtë shkrim, Rama është damkosur botërisht si “Maduro i Europës”. Më tej thotë se këtë etiketim, kryeministri e ka marrë për shkak të “lidhjeve të tij me kartelet e drogës, përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij dhe  shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale “

POSTIMI I PLOTË: 

Damkosje historike!

Edi Rama damkoset botërisht si “Ramaduro”, pra Maduro i Europës!

Fox News, televizioni më i fuqishëm dhe më i shikuar në SHBA e quan Edi Ramën kreun e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë si “Ramaduro”për ngjashmërinë e tij identike me diktatorin e Venezuelës Nicolas Maduro.

Kështu Edit Rama për shkak të lidhjeve të tij të fuqishme me kartelet e drogës, përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale, etiketohet si “Ramaduro”, pra shpallet si Maduro i Europës.