Fredi Beleri ka bërë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës për t’u lejuar që të bëjë betimin si kryetar i bashkisë së Himarës.

Sipas ABC, kërkesa ka mbërritur pak ditë më parë në gjykatë dhe do të shqyrtohet ditëve në vijim. Çështja i është ngarkuar gjyqtarit Rexhep Bekteshi.

Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi për herë të dytë rekursin e Fredi Belerit. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkonte në masë më të butë sigurie se arresti me burg. Më herët Belerit, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, i është refuzuar liria edhe nga Gjykata e Posaçme.

Ndërkohë, ministri i brendshëm i Greqisë, Johanis Ikonomu, është takuar më 1`5 shtator me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, në burgun e Durrësit, ku ai ndodhet që pas arrestimit.

Pavarësisht arrestimit para zgjedhjeve, ai arriti të fitonte garën për kreun e bashkisë së Himarës, mirëpo deri më tani nuk ka mundur të bëjë betimin si kryebashkiak.