Sulmuesi i Anderlechtit, Matias Suarez ka bërë të ditur se në fund të këtij sezoni do të largohet nga klubi për shkak të frikës rreth sulmeve të reja terroriste. Pas shpërthimeve të së martës në kryeqytetin belg, futbollisti argjentinas ka vendosur të gjejë një skuadër të re.“E dua Belgjikën dhe njerëzit këtu”, deklaroi ai për televizionin spanjoll “Mega”. “Por, pasi kam biseduar me gruan dhe menaxherin tim, për shkaqe sigurie do të largohem nga Belgjika në fund të sezonit. Në Bruksel kemi një lagje përplot me xhihadistë dhe persona që duket se janë mjaft të dyshimta. Pas diskutimeve me gruan por edhe me bashkëlojtarë të ekipit, kemi kuptuar se diçka e ngjashme mund të ndodh. Kam qenë shumë i frikësuar, menjëherë e kam telefonuar vajzën për të parë nëse është mirë”, u shpreh ai.
Frikë nga sulmet terroriste, futbollisti largohet nga klubi
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zjarr me përmasa të mëdha pranë nënstacionit 400 kV në Elbasan
Dëshmoi në Prokurorinë Speciale të Kosovës, flet pas daljes drejtori i Portit të Durrësit Liburn Aliu (Video)
Emërohet Administratori i ri i Shoqërisë Rajonale UKD
Grabitja në një argjendari në Kamëz, policia njoftim zyrtar: Dy autorët janë larguar me motorr





