Konsumi i avokados mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, sipas një studimi të fundit që ka analizuar faktorët e ushqyerjes dhe shëndetin e zemrës tek mbi 100 mijë persona. Studimi tregon se ngrënia e të paktën dy avokadove në javë lidhet me një rrezik më të ulët të atakut në zemër, si te burrat ashtu edhe te gratë.
Hulumtimi, i cili zgjati katër vjet, shqyrtoi ndikimin e zëvendësimit të produkteve si vezë, djathë, mish i përpunuar dhe margarinë me avokado. Rezultatet treguan përmirësime të ndjeshme në shëndetin kardiovaskular.
Përveç avokados, ekspertët sugjerojnë ushqime me vlera të ngjashme si arrat, bajamet, ullinjtë, vaji i ullirit, si dhe farat (kungulli, liri), qiqrat dhe thjerrëzat.
Për të mbrojtur zemrën, rekomandohet të mbani nën kontroll peshën trupore, presionin e gjakut dhe kolesterolin, të shmangni duhanin dhe alkoolin, të bëni gjumë të mirë dhe aktivitet fizik të rregullt. Gjithashtu, është thelbësore shmangia e yndyrave të ngopura dhe trans që gjenden në ushqimet e përpunuara, produktet e skuqura dhe mishrat me shumë yndyrë.
Yndyrat e shëndetshme, si ato që përmbajnë avokadot, vaji i ullirit, i kikirikut dhe farat, ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm të zemrës.