Nga Gëzim KABASHI

Babë e bir, Florian dhe Daniel Vlashi fundjavën e kaluar ishin protagonistë në dy koncerte të organizuara në Viviero dhe Korunja (Spanjë).

Floriani, i cili është formuar në shkollën shqiptare të violinës udhëhoqi të shtunën Trion me Alicia Permyu (piano) dhe Nico Naval (korno) në dy vepra të përzgjedhura nga J. Brahms “Trio op 40” dhe “4 canciones serias”, si dhe veprën e F. Mosquera “Escen del Via Crucis”.

Violinisti Florian Vlashi shkruan se “veprat trajtojnë humbjen e Birit , humbjen e të dashurës ideale dhe humbjen e nënës. Në një sinkroni sublime, ky koncert përkon me një humbje tjetër të madhe, humbjen e shkokut.

“Ndaj sonte në manastirin e Viveiros, aty ku dëgjohej nga oqeani kënga e balenave, i dedikoj [do tingull të violinës Tristan Sherifit, shokut artist nga Durrësi”.

Interesim të veçantë shfaqi publiku spanjoll për koncertin e së dielës, me interpret Daniel Vlashin, në teatrin Colon të Korunjas.

“Kthimi në shtëpi i Daniel Vlashit” e titullonte gazeta “La Voz de Galicia”, intervistën me gazetarin Hugo Álvarez Domínguez në prag të koncertit.

“Danieli ëndërronte të jetonte me muzikën. “Këtë e kam arritur: kam një vend pune, një kontratë të përhershme, kam kaluar periudhën e provës ne DSO (Danieli është ndihmës Koncert maestjeshtër dhe shumë herë drejton si violinë e parë Deutsches Symphonie Orchester – Berlin)

Për rëndësinë e mbështetjes së muzikës bashkëkohore, ai kujton se kur pyeste babain e tij (violinisti dhe dirigjenti Florian Vlashi, themeluesi i “Grupo Instrumental Siglo XX) se a i pëlqente e gjithë muzika që interpretonte, ai i thoshte se të gjitha veprat kanë të drejtë të luhen e të degjohen; publiku vendos pastaj se a është e denjë ajo vepër që të vazhdojë të luhet apo jo, por muzikantët kanë për detyrë t’i japin zë muzikës së re.

“Tani mendoj vetëm ta shijoj, e ta shijojë publiku, duke luajtur atë që më ka pëlqyer gjithmonë; duke arritur në një pikë lirie totale artistikisht; pa autocensurë duke luajtur atë që dua dhe në mënyrën time. Kjo gjë arrihet edhe duke hequr peshën e tepërt të përgjegjësisë”, shprehet 27-vjeçari i rritur në qytetin spanjoll.

Vlashi junior interpretoi Suitën me katër kohë “Latent Emotions” suite me 4 Kohë për violinë solo dhe orkestër të kompozitorit Oscar Navarro.

Djaloshi violinist u prit nga publiku, sikur të kthehej në shtëpi.

Pas duartrokitjeve të gjata, Danieli luajti bis Veprën e Kreisler “Recitativo & Scherzo-Caprice” për violinë solo.

Të nesërmen e koncertit gazeta “La Voz” shkruan se:

“…Daniel Vlashi në violínë tregoi vlerat e veta në një provë zjarri.

Në suitën për violinë dhe orkestër “Emocione latent” çdo lëvizje ngjall një emocion (joshje, paqe, gëzim dhe stres).

Ka jehona të Corigliano ose Fazil Say dhe teknikë ekzigjente për violinën: solisti hyn duke interpretuar nga publiku në sallë, dhe duhet të përballet me arpezhë komplekse, glissandi, pizzicati, shkallë spiccatto ose ostinato të ndërlikuara. Daniel Vlashi i gozhdoi, plot frymëzim dhe ndjeshmëri, po aq me lehtësi në intimitetin e dy kohëve të para si në lirshmërinë e dy të fundit, duke luajtur me finesë.

Në fund kritika nënvizon vlerësimin që i bëhet artistit nga Korunja.

 “Gjermania mirëpret talentet e mëdha të reja galicianë. Vlashi shkëlqeu në bashkësinë totale mes grupit (shkëlqyeshëm), solistit dhe dirigjentit në një version fantastik”.

Fotot nga Vanessa Casteleiro