Hakan Çalhanoglu është kthyer në një futbollist tepër të rëndësishëm për Interin e trajnerit Inzaghi.

Zëvendësuesi i tij është mesfushori i kombëtares Kristjan Asllani dhe shqiptari ka patur pak minuta për shkak të formës së futbollistit turk.

I pyetur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Benfica-n për Asllanin, Çalhanoglu u shpreh:

“Unë dhe ai kemi pasur një marrëdhënie të mirë që nga viti i tij i parë në Milano. Unë kam folur gjithmonë me të sepse e kam parë që ai ka diçka të veçantë, ka shumë cilësi.

Unë i them që të japë gjithmonë maksimumin, të jetë më agresiv, të jetë më i uritur, edhe në duele.

Ai po mëson dhe po përmirësohet, është një djalë shumë i mirë që ndjen, që dëgjon”, tha Çalhanoglu.