DURRËS, 16 tetor 2014 – Tentoi të hynte në Kryeministri, arres tohet kosovari në kryeqytet. Ngjarja është shënuar dy ditë më parë në Tiranë, ku një 55-vjeçar, lindur dhe banues në Sermjan të Gjakovës ka dashur që të hyjë në ambientet e Kryeministrisë.
Konkretisht bëhet fjalë për kosovarin Dan Plava, i cili më 14 tetor ka dashur që të hyjë me dhunë në godinën e Kryeministrisë. Mëngjesin e së martës një kosovar ka tentuar që të hyjë në ambientet e Kryeministrisë, pasi ka dashur të kontaktojë personalisht me kreun e qeverisë, Edi Rama. Burime policore sqarojnë se 55-vjeçari nga Gjakova rreth orës 10:10 të ditës së martë është afruar pranë ambienteve të Kryeministrisë dhe aty ka tentuar që të hyjë brenda.
Ai është konfliktuar me efektivin e Gardës dhe në një moment nervozizmi, e ka goditur atë me grusht. Pas kësaj janë lajmëruar forcat e policisë, ku brenda pak minutash efektivët e komisariatit numër 1, kanë vënë në pranga gjakovarin. Mësohet se gjatë marrjes në pyetje nga forcat e policisë, Plava është shprehur i penduar që ka goditur efektivin e Gardës, por ai ka shtuar se ka dashur që ta takonte patjetër kreun e qeverisë shqiptare.
Gjakovari dhunon kryeministrinë. Kërkon takim me kreun e qeverisë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Berisha nga Dibra: U bëj thirrje socialistëve, së pari janë shqiptarë
Kavajë/ Ndërtim pa leje dhe vjedhje, procedohen dy shtetas
Arrestime për vjedhje dhe thyerje të arrestit në shtëpi, një person në kërkim
Operacioni “Eko-Toxic”/ Arrestohet 55-vjeçari në spital





