Dhjetra të rinj, pjesë e Tifozëve Kuq e Zi, por edhe anëtarë të partive politike opozitare dhe të shoqërisë civile, ndezën qirinj në shenjë nderimi për policin e rënë në krye të detyrës, Afrim Bunjaku.

Me pankartat “Lavdi heroit Afrim Bunjaku” apo “Gjaku s’falet” pjesëmarrësit vlerësuan lart sakrificën e policit të vrarë në krye të detyrës, për të mbrojtur trojet kososvare.

Si atdhetarë që jemi, jemi mbledhur sot për t’i bërë homazhet heroit dhe për t’i thënë kujto që prek sado pak territorin tonë, që do të gjejë përgjigjen e merituar”, tha një nga aktivistët, ndërsa një tjetër i bëri thirrje shtetit shqiptar të reagojë, “sepse është një moment vendimtar”.

Polici nga Kosova humbi jetën të dielën në veri të Mitrovicës i sulmuar me armë nga një grup terroristësh serb.

Disa nga pjesëmarrësit në homazhe, pasi vlerësuan sakrificinë e heroit të kombit, nënvizuan faktin se prisnin më shumë pjesëmarrje.