“Sepse është i mirë për kockat tuaja” është pohimi që bëjnë shumica e njerëzve kur pyeten pse marrja e kalciumit është e rëndësishme.

Dhe me të vërtetë ata kanë të drejtë, pasi kalciumi është vërtetuar se lidhet me kockat e shëndetshme dhe të forta, por përfitimet që ofron për shëndetin e përgjithshëm të trupit janë shumë më tepër sesa ky zbulim.

Në mënyrë specifike, kalciumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës, pasi ndihmon në mpiksjen e gjakut dhe tkurrjen e muskujve të zemrës.

Prandaj, konsumi i duhur i kësaj është jetik dhe shenjat që mund të lidhen me mungesën e kalciumit nuk duhen injoruar.

Shenjat që tregojnë mungesën e saj

Mungesa e kalciumit shoqërohet me simptoma që shfaqen në trup me kalimin e kohës. Këto mund të jenë:

  1. Dhimbje muskulore ose dobësi
  2. Ritmi jonormal i zemrës
  3. Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në gishta
  4. Humbje ose konfuzion i kujtesës
  5. Thonjtë e dobët ose të brishtë
  6. Thyerje e lehtë e kockave