Humb jetën një punëtor në Durrës teksa po punonte në një objekt.

Policia bën me dije se viktima është shtetasi G.S. 53 vjeç.

Për ngjarjen uniformat blu arrestuan tre persona, shtetasit: L. P., 44 vjeç, E. X., 56 vjeç dhe R. K., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi për shkak të moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë, gjeti vdekjen punëtori.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit L. P., 44 vjeç, E. X., 56 vjeç dhe R. K., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi për shkak të moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë, në një objekt në ndërtim e sipër, në lagjen nr. 15, Durrës, gjatë punës ka gjetur vdekjen punëtori, shtetasi G. S., 53 vjeç.