Është gjetur pjesërisht e dekompozuar një kufomë, në fsahtin Gjepalaj, në Shijak. Trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur rreth orës 21.45, në një parcelë toke.

Dyshimet e para të policisë flasin për një endacak që mund të ketë humbur jetën kohë më parë.

“Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri.”,- njofton policia, duke bërë të diitur kështu se nuk kemi të bëjmë me një vrasje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për identifikimin dhe përcaktimin e humbjes së jetës.